Botë

S’ka fitues të qartë në zgjedhjet në Bullgari, do të ketë bisedime për koalicion

04.04.2023 12:13

Në Bullgari, partitë politike duken të gatshme për bisedime të gjata dhe të vështira për krijimin e një koalicioni...

Në Bullgari, partitë politike duken të gatshme për bisedime të gjata dhe të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës pasi në zgjedhjet parlamentare nuk pati një fitues të qartë.
 
Sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 96% të kutive të votimit, aleanca e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB, e ish kryeministrit Boyko Borissov fitoi 26.5% të votave, ndërsa blloku pro-perëndimor i udhëhequr nga partia “Vazhdimi për Ndryshim” fitoi 24,9%. Ngërçi i tejzgjatur politik në Bullgari ka ardhur kryesisht si pasojë e përplasjeve personale mes udhëheqësve të dy blloqeve kryesore dhe ka detyruar vendin të shtyjë afatin për përdorimin e monedhës euro. Analistët thonë se rezultati i paqartë i zgjedhjeve  mund të çojë në një tjetër proces zgjedhor, gjatë këtij viti.