Botë

Finlanda bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

04.04.2023 12:34

Finlanda do të bëhet anëtari i 31-të i NATO-s . Njoftimin e dha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg...

Finlanda do të bëhet anëtari i 31-të i NATO-s . Njoftimin e dha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili tha se ky hap do ta bënte Finlandën dhe aleancën ushtarake më të fortë. 
 
Vendimi vjen pak pasi parlamenti turk miratoi një projektligj qe i hapi rrugën anëtarësimit te shtetit nordik në aleancën perëndimore. Para selisë  do të ngrihet flamuri i vendit të 31-të anëtar të aleancës ushtarake. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi, tha Stoltenbergu.