Maqedoni

MPB, policia e rajonit me aksionin “Artefakt”

04.04.2023 14:23

Mbi 1.100 copë monedha me vlerë arkeologjike, një shumë e madhe parash...

Mbi 1.100 copë monedha me vlerë arkeologjike, një shumë e madhe parash, janë konfiskuar tri automjete të vjedhura dhe janë zbuluar dy raste të tentativës për kontrabandim me emigrantë, janë rezultatet e aksionit të përbashkët “Artefakt” të policisë së RMV-së dhe kolegëve të tyre nga rajoni. Në aksionin në pikën kufitare Tabanovcë kanë marrë pjesë policë nga Serbia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Qëllimi është përmirësimi i kapaciteteve operacionale të vendeve, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, por edhe parandalimi i tregtisë së mallrave kulturore.
 
“Gjatë kryerjes së aktiviteteve janë përdorur pajisje të specializuara për zbulimin dhe suprimimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe përvojat nga aksioni i përbashkët, do të jenë të dobishme për punën e mëtutjeshme të policëve nga këto vende.”, - deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Angelovski.
 
Në aksion morën pjesë pjesëtarë të Policisë Kufitare, Doganave dhe Departamentit Kriminal.
 
“Ky fenomen jo vetëm që vjedh identitetin e shtetit dhe të kombit, por lidhet edhe me forma të tjera të rënda të krimit të organizuar, që cenojnë sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës. E kam fjalën për terrorizmin, pastrimin e parave, kontrabandën e njerëzve dhe armëve.”, - theksoi koordinatori në Qendrën e sigurisë së Gjenevës DCAF, Rok Derençin. 
 
"Ne ishim në gjendje të zbatonim praktikisht atë që po mësonim. Për të parandaluar kontrabandën e objekteve, trashëgimisë kulturore. Sa e rëndësishme është zbulimi i tij si pjesë e krimit të organizuar.”, - u shpreh koordinatori i projektit për Ballkanin Perëndimor, “IPA 2019”,  Oliver Janser. 
 
Aksioni “Artefakt” është në kuadër të programit të sigurisë kufitare dhe projektit për luftën kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor IPA 2019.
 
SEDAT SELIMI