Botë

Bislimi dhe Petkoviq vazhdojnë bisedimet Prishtinë - Beograd

04.04.2023 14:59

Sot takohen krerët ekipeve të negociatës të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Serbisë, Petar Petkoviq...

Sot takohen krerët ekipeve të negociatës të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Serbisë, Petar Petkoviq, të cilët janë ftuar në Bruksel për të biseduar për zbatimin e asaj që është rënë dakord në takimet në Ohër më 18 mars. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më parë ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Bislimi ka takuar edhe komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi.
 
“E fillojmë ditën me Besnik Bislimi me bisedën për agjendën e reformave evropiane dhe për detyrat të cilat janë para nesh dhe opsionet se si do të mund të ndihmojë Komisioni Evropian në implementimin e rezultateve kur dialogu Beograd – Prishtinë, do të jetë i suksesshëm.”, shkroi Varhei në Tuitter. 
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut e raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. 
 
“U diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i marrëveshjes bazë të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj të dakorduar në Ohër.”, thuhet në njoftim.
 
Bashkimi Evropian tha të hënën se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.
 
SAFET ADEMI