Nadal dhe Alcaraz tërhiqën nga turneu i Monte Carlo-s
04.04.2023 15:07
Rafael Nadal i zhgënjeu fansat e tij duke bërë të ditur se rehabilitimi nga lëndimi po shkon ngadalë....
Rafael Nadal i zhgënjeu fansat e tij duke bërë të ditur se rehabilitimi nga lëndimi po shkon ngadalë, kështu që tenisti spanjoll nuk do të mund të luajë në turneun e ardhshëm Masters në Monte Carlo. Është ai një nga turnetë e preferuar të tij, pasi nga i njejti ka 11 trofe teke në “principatën e vogël”, por spanjolli nuk arriti të fitojë garën me kohën, duke konfirmuar vet mospjesëmarrjen në rrjetet sociale.
“Nuk jam ende gati për të garuar në nivelin më të lartë. Nuk do të mund të luaj në një nga turnetë më të rëndësishëm të karrierës sime, Monte Carlo. Nuk jam në gjendje të performoj, po vazhdoj procesin e shërimit dhe shpresoj që së shpejti të kthehem në gara”, ka shkruar Nadal.
Problemet për organizatorët u shtuan gjysmë ore pas tërheqjes së Nadalit, pasi të njëjtën e ka bërë të ditur edhe tenisti i dytë i botës, Carlos Alcaraz. Spanjolli u ankua për dhimbje në dorën e majtë, duke theksuar se lëndimi nuk është i rëndë, por duhet të pushojë para turneut të ardhshëm në balte.Serinë e anulimeve e ka vazhduar edhe Félix Auger-Aliasim, i cili ka treguar se lëndimi në gjurin e majtë nuk e lejon të performojë në Monte Carlo, turneun masters që do të zhvillohet javën e ardhshme.