Ndryshimet në Ligjin për Arsim në kuvend
Me 71 vota për dhe asnjë kundër, kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Arsim të Lartë...

Ndryshimet e ligjit i referohen marrëveshjes midis kryeministrit dhe komunitetit akademik të arritur ditë më parë, ndërsa bëhet fjalë për shtyrjen e disa dispozitave të ligjit.
Për deputetet e opozitës, Solza Grçeva dhe Roza Tupuzovska, krahas prolongimit të disa dispozitave ligjore, kjo zgjidhje nuk i plotëson kërkesat e studentëve. Gërçeva tha se ka pritur që provimi shtetëror të tërhiqet krejtësisht dhe jo të shtyhet zbatimi i tij.
Por, zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski, gjatë arsyetimit të ndryshimeve tha se në periudhën që pason, së bashku me komunitetin akademik, do të formohen grupe të punës, të cilat duhet të përcaktojnë nëse ligji duhet të ndryshojë apo të përgatisin një kornizë të re ligjore.
Ndryshimet e Ligjit për Arsim të Lartë morën edhe shumicën e badinterit, për të cilin votuan 16 nga gjithsej 24 deputetë të pranishëm. (Naim Ramadani, TVM2)
