Maqedoni
KSI rekomandon për kujdes të shtuar
04.04.2023 17:08
Komisioni për sëmundjet infektive e shqyrtoi rastin e shfaqur me fruth...

Komisioni për sëmundjet infektive e shqyrtoi rastin e shfaqur me fruth, të një fëmije 13 muajsh në Sveti Nikollë.
Fëmija që ishte i hospitalizuar në spitalin e Shtipit është lëshuar për mjekim shtëpiak, në izolim, në gjendje të mirë stabile dhe pritet që të mos ketë pasoja për shëndetin e fëmijës, informoi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviç.
“Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon që së pari duhet të forcohet mbikëqyrja epidemiologjike e të gjitha etheve të skuqjes, në mënyrë që të zbutet procesi i përhapjes. Rekomandimi i dytë është ndërgjegjësimi i punonjësve shëndetësor dhe popullatën për ekzistencën e fruthit në vend. Rekomandimi i tretë është që mjekët amë t’i përcjellin simptomat karakteristike të fruthit. Rastet e dyshimta duhet t'i referohen specialistëve.", - deklaroi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviç.
Mehmedoviç tha se aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshimtë me fruth në vend.
VLORA LATIFI TOPOJANI
