Maqedoni

Gërkovska: Transformim digjital, realitet i shekullit 21

04.04.2023 17:30

Shërbimet publike duhet të modernizohen dhe të transformohen në digjitale...

Ky është realitet i shekullit të 21 dhe nuk është çështje dëshire apo zgjedhjeje, por çështje mbijetese dhe zhvillimi në kushte të reja, tha zëvendësministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska
 
“Kjo padyshim do të përmirësojë raportin mes qytetarëve dhe institucioneve dhe do të eliminojë një sërë praktikash të dëmshme, të cilat krijojnë zhgënjime në funksionimin e përditshëm, nxisin sjellje korruptive dhe trajtim të pabarabartë dhe natyrisht kontribuojnë në mosbesimin e institucioneve. Koncepti parashikon formimin e Agjensionit për digjitalizim, i cili do të ofrojnë udhëzime për menaxhimin e ndryshimeve, përpara transformimit digjital të administratës dhe rritjen e vetëdijes për këtë problematikë.”, - deklaroi përgjegjësja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska. 
 
Aliu: Kemi strategji për sigurinë kibernetike
 
Sa më shpejt që shtetet digjitalizojnë shërbimet e tyre publike, aq më mirë dhe më lehtë qytetarët marrin atë që duan, tha ministri i Shoqërisë Informative, Azir Aliu. 
 
“Ne kemi edhe një strategji për sigurinë kibernetike, e cila duhet të mbrojë qytetarët. Ka formularë për informimin e qytetarëve, përmes të cilëve do të mësojnë të sillen me procedurat digjitale. Nëse si përdorues nuk di si të mbrohem nga sulmet kibernetike, atëherë gjithçka është e pavlerë. Është e nevojshme që institucionet të jenë më të hapura për bashkëpunim, të kenë ndërveprueshmëri.”, - theksoi ministri i shoqërisë informative, Azir Aliu.
 
Jashari: Sfidë, hendeku i aftësive për të përdorur shërbimet
 
“Një sfidë tjetër është hendeku i aftësive, çdokush në shoqëri duhet të ketë aftësitë e nevojshme për të përdorur shërbimet e ofruara nga qeveria. Rezistenca dhe frika nga ndryshimi është gjithashtu një sfidë tjetër që është e rëndësishme, sepse pengon transformimin digjital në rajonin tonë.”, - u shpreh drejtori ekzekutiv i “Metamorfosis”, Bardhyl Jashari. 
 
Konferenca ndërkombëtare “Transformimi digjital për qytetarët” është e organizuar Fondacioni “Metamorfozis” dhe përfshinë shtatë panele diskutimesh me pjesëmarrës nga rajoni. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU