Botë

Përfoljet për financime nga Rusia, Rama: Emergjencë kombëtare

04.04.2023 17:52

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është vënë sërish në shënjestër të Partisë Socialiste...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është vënë sërish në shënjestër të Partisë Socialiste. Kësaj here ishte kryeministri Edi Rama, që tha se hetimi i Kryemadhit për gruan e ish-presidentit Ilir Meta, e përfolur se është financiar nga rusët, është një emergjencë kombëtare.
 
“E vërteta e hidhur është që këto rubla paskan qenë shejtan i madh. Na kanë marrë shokë, na kanë marrë shoqe në qafë. Por, përtej çfarë thoni ju, përtej çfarë mund të komentojmë ne, Banka Botërore nuk hyn këtu, por edhe ne të tjerët. Kjo drejtësia e re do t’i japë përgjigje kësaj se kjo është një çështje e një urgjence të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-s dhe kjo përzierje me konto, e me “offshore”, e me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive, që këtu duan të sjellin lirinë, është problem shumë i madh të cilin drejtësia e re duhet ta adresojë me urgjencë.”, - deklaroi kryeministri, Edi Rama.
 
Edhe deputeti socialist Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
 
Pak ditë më parë dolën të dhëna senzitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
 
Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP, ndërsa vetë deputetja e ka mohuar se ka aksione dhe llogari jashtë vendit.
 
LULJETA NDOKA