Aksident rrugor, 2 viktima dhe 42 të lënduar në Korenë e Jugut

11.02.2015 17:54

100 makina janë përplasur pas njëra-tjetrës në Korenë e Jugut..

Nëse mund të themi për fat të mirë, vetëm dy persona humbën jetën, 42 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të aeroportit të kryeqytetit, ku në mënyrë të sinkronizuar makinat filluan të përplasen njëra pas tjetrës. Shkak për masivitetin e aksidentit ka shërbyer edhe mjegulla dhe akulli në rrugë.

Por, ndoshta mjegulla ka qenë shkas për numrin e ulët të vdekjeve, pasi duket se për shkak të saj shoferët drejtonin makinat me kujdes.