Maqedoni
Korridori 8, VMRO-DPMNE: Për mbikëqyrje janë angazhuar persona të padenjë
04.04.2023 18:58
Përderisa u vu gurthemeli i Korridorit 8, nga opozita maqedonase...

Përderisa u vu gurthemeli i Korridorit 8, nga opozita maqedonase kanë vazhduar me kritika dhe akuza lidhur me këtë projekt.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë për parregullsi në përzgjedhjen e ekipit të mbikëqyrësve të këtij projekti. Sipas VMRO-së për mbikëqyrjen e punimeve të Korridorit 8 janë angazhuar njerëz që mezi kanë kryer shkollën e mesme.
“Për pozicionin S4. Inspektor për objekte dhe rikonstruime nga personeli për autostradën Gostivar-Bukojçan është angazhuar Nikolla Ç. Është teknik-ndërtimi me arsim të mesëm me notë mesatare të mjaftueshme (2). Për këtë pozitë është paraparë paga neto prej 344.844 denarë, gjegjësisht 5.600 euro në muaj. Çdo ditë mbikëqyrja e ndërtimit të korridoreve rrugore nxjerr në sipërfaqe anomalitë e dyshimta të saj.”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO shtojnë se për disa ekspertë mungojnë të dhëna dhe mungojnë kontratat e nënshkruara të ekspertëve me operatorët ekonomik që kanë fituar tenderin.
