Maqedoni

Parashikimi i motit

05.04.2023 09:28

Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës....

Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriperëndimore të vendit.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 5 deri në 14°C.
 
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa pasdite me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrij 10°C.
 
Nesër moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të jenë ndër zero.