Maqedoni

Kryeministri kroat për vizitë zyrtare në vend, mirëpritet nga krerët e lartë shtetëror

05.04.2023 10:11

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut....

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po qëndron  për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski,  me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake priti Plenkoviqin, i cili e udhëheq delegacionin në të cilin janë përfaqësues të lartë qeveritar për çështje ekonomike dhe për punë të jashtme dhe anëtarë të Parlamentit kroat.

Pas ceremonisë së pritjes është paraparë takim i Kovaçevskit dhe Plenkoviqit, pas së cilës do të vijojnë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin me delegacionin kroat, do të jenë zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Bojan Mariçiqi dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu. Kryeministri kroat Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend.