Maqedoni

Osmani në takim me Blinken dhe Shole, ShBA-të përkrahin eurointegrimin e RMV-së

05.04.2023 10:27

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar në margjinat e takimit ministror të NATO-s...

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar në margjinat e takimit ministror të NATO-s, në Bruksel, me sekretarin amerikan të shtetit, Antoni Blinken dhe këshilltarin e Departamentit të shtetit, Derek Sholle.

Osmani bëri të ditur se ka biseduar për “bashkëpunimin dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, për aktualitetin rajonal, mbështetjen  e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën  politike në vend. Ai më tej shtoi se  ShBA-ja është duke e mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. ShBA-të po japin  mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si qëllim strategjik dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi, ka përfunduar Osmani.