Maqedoni
MPB njofton qytetarët, mos bini pre e mesazheve në emër të BSP-së
05.04.2023 11:00
MPB-ja njofton qytetarët, “Mos bini pre mesazheve elektronike në emër të drejtorit të BSP-së”,

MPB-ja njofton qytetarët, “Mos bini pre mesazheve elektronike në emër të drejtorit të BSP-së”, Sasho Tasevski, kinse në bashkëpunim me Europolin, në të cilin, në formë të kërkesës për sqarim gjyqësor, njoftohet marrësi i mesazhit se i nënshtrohet procedimit të pretenduar ligjor për një sërë krimesh fiktive, të cilat nuk i ka kryer.
Nga MPB gjithashtu thonë se ky mesazh nuk është dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe as nga ndonjë institucion tjetër ligj-zbatues. Këto e-maile janë një tentativë klasike mashtrimi në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit në mënyrë që t’i abuzojnë më tej.
“Prandaj, apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që kërkohen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
