Maqedoni
Seanca për rastin “Zhan Mitrev” shtyhet për 12 maj, përcillet nga protesta
05.04.2023 11:25
Seanca e dytë gjyqësore për rastin “Zhan Mitrev” u shty për me datë 12 maj....

Seanca e dytë gjyqësore për rastin “Zhan Mitrev” u shty për me datë 12 maj. Në Gjykatën Penale sot i pranishëm ishte i akuzuari kryesor, Zhan Mitrev, ndërkaq para gjykatës atë e prisnin familjarë të viktimave që e akuzojnë Mitrevin për metodën e hemofiltrimit të përdorur në këtë spital privat.
Disa nga parullat e familjarëve ishin: “I afërmi jonë nuk vdiq nga Covid, por nga lëshimet e Zhan Mitrevit.”, ”Hemofiltrimi i mbyti të afërmit tonë.”. Prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva, nga gjykata kërkoi që të mbahen më shumë seanca gjyqësore për këtë lëndë në mënyrë që gjykimi të përfundojë në afat të arsyeshëm ligjor. Mitrev akuzohet për kryerje të veprës penale “Mashtrim”. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë pacientët për përfitime ligjore.
