Maqedoni

Ivanovska për Korridorin 8 dhe 10-D: Do të zbardhet e vërteta për këtë rast

05.04.2023 12:14

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska...

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, tha sot se KShPK-ja tashmë ka marrë një pjesë të dokumentacionit të nevojshëm për rastin që kanë hapur në lidhje me projektin për Korridoret 8 dhe 10-D dhe se janë në pritje të pjesës  tjetër të  dokumentacionit.

Ivanovska bëri të ditur se do t'i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij rasti për të nxjerrë në dritë të vërtetën.
 
“Kemi hapur lëndë, jemi në proces të mbledhjes së të gjitha dokumenteve të nevojshme, një pjesë i kemi marrë, pjesa tjetër na presin. Për shkak të specifikës së çështjes, kjo çështje do të punohet nga një ekip këshilltarësh dhe anëtarësh të Komisionit, ndaj do t'i kushtojmë rëndësi dhe vëmendje të veçantë për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe rezultatet do t'i shpallim në një seancë publike.”, - deklaroi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanova.