Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese sipas modeli kroat, Plenkoviq: Përshtatni ato me vendin tuaj
05.04.2023 14:55
Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sipas përshtatjeve të vendit dhe nën angazhimin e partive politike dhe organeve shtetërore...

Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sipas përshtatjeve të vendit dhe nën angazhimin e partive politike dhe organeve shtetërore, thotë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar propozimin e opozitës maqedonase që preambula e kushtetutës së vendit të bëhet sipas atij kroat. Vendimet e rëndësishme që çojnë në të ardhmen e vendit, për Plenkoviqin patjetër të burojnë nga populli, të jenë të ligjshme dhe legjitime.
“Pa marrë parasysh se këtu përmendet modeli kroat, unë do t’i përmendja edhe partitë politike, institucionet në RMV. Apeloj që të gjendet vendim, i cili do të përputhej me vendin tuaj. Në bazë të përvojës së madhe që kam, unë këtë do t’ua leja partive politike dhe institucioneve në RMV. Kjo është mënyra e vetme që në rrugë legale dhe legjitime të miratohet një vendim strategjik i rëndësishëm. Unë e vlerësoj për të mirë arritjen e konsensusit, pas së cilës do të qëndrojnë të gjithë, populli e më pas edhe përfaqësuesit e tyre politik.”, - deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Kovaçevski: Modelet, vetëm propozime, grupi i punës projekton
Është grupi punës që do t’i formulojë amendamentet kushtetuese e më pas do të kalojnë në debat parlamentar, thotë kryeministri Kovaçevski. Delegatët e partive politike që do të vijnë në grupin e punës, sipas kreut të ekzekutivit janë të lirë të propozojnë modele të ndryshme, ndërsa takim liderësh për këtë çështje nuk ka nevojë, thotë sipas të parit të qeverisë.
“Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces strukturues në harmoni me ligjin dhe kushtetutën. Së pari punon grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë me pjesëmarrje të ekspertëve ku tashmë u është bërë ftesë partive politike përfaqësues në parlament. Ka parti që flet për një model, partia tjetër për model tjetër, e treta për tjetër. Për atë, duhet të ulemi dhe në nivel ekspertësh të përgatitet propozim që i përgjigjet shoqërisë së Maqedonisë dhe ligjeve tona.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Ndërmjet dy kryeministrave është diskutuar edhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në sfera të ndryshme. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka takuar edhe presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, ndërsa ka mbajtur fjalim edhe në Kuvendin e RMV-së, me ç’rast ka theksuar mbështetjen kroate në rrugën evropiane të RMV-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
