UEFA, Ceferin konfirmohet president

05.04.2023 15:07

Kongresi i 47-të i UEFA-s bashkoi në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare....

Kongresi i 47-të i UEFA-s bashkoi në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare.
 
Alexandër Cererin, u konfirmua në krye të UEFA-s, pasi ishte i vetmi kandidat në garë. Tashmë mban këtë post që prej vitit 2016, ndërsa ky është mandati i 3-të në krye të këtij insitucioni.
 
“Dua t’u falënderoj për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, tha slloveni.