Armand Duka rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

05.04.2023 15:09

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është rizgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s....

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është rizgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në Kongresin e 47-të të UEFA-s numri një FSHF-së mori mandatin e dytë në këtë detyrë, të cilin do ta mbulojë deri në vitin 2027. Armand Duka u rizgjodh me 45 vota nga 55 të mundshmet.
 
Organi në fjalë përbëhet nga 9 anëtarë. Laura McAllister (Uells) mori mandatin 4-vjeçarë, ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Gjermani) ishte kandidati i vetëm për mandatin 2-vjeçarë.
 
Rizgjedhja e numrit një të FSHF është një lajm i mirë për futbollin shqiptar pasi në këtë mënyrë federate jonë do të ketë një zë në Qeverinë Europiane të futbollit.