Lakers fitues pas dy kohësh shtesë, Embiid monstruoz me 52 pikë
05.04.2023 15:12
Joel Embiid vendosi ndeshjen për Sixers përballë njërës prej skuadrave më të mira të ligës me 52 pikë të rrealizuara....

Joel Embiid vendosi ndeshjen për Sixers përballë njërës prej skuadrave më të mira të ligës me 52 pikë të rrealizuara. Për basketbollistin kamerunas shfaqja përballë Boston i ka dhënë edhe më shumë pikë në garën personale për titullin si “Lojtari më i Vlefshëm i Sezonit” (MVP). Sa i përket kronikës dueli ishte dramatik pasi Celtics patën shansin të barazonin takimin me Tatum, por ky i fundit nuk dërgoi dot topin në unazë në të rënë të sirenës. Duke parë rrezultatin paraqitja e Embiid merr edhe më shumë vlerë pasi ka shënuar plot një pikë më shumë se e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Kontribut në këtë triumf kishte edhe James Harden, i cili ishte autor i 20 pikëve.
Një tjetër ndeshje spektakolare ishte edhe ajo mes Lakers dhe Jazz. Formacioni nga Los Anxhelos bëri gjithccka vetë duke i lejuat ekipit të Utah që të rikuperonte plot 10 pikë kur nga sirena mungonin vetëm 1:43. Për të zgjidhur fituesin e takimit u desh ndërhyrja e James, i cili shënoi koshin e fitores vetëm 27 sekonda nga fundi i kohës të dytë shtesë. Kjo fitore kishte mjaft vlera për ekipin e Lakers pasi ishte e katërta radhazi duke i lejuar që të arrijnë në klasifikimin “kushurinjtë” e Clippers. Sot në mbrëmje do të jetë një duel i madh pasi Lakers dhe Clippers do të ndeshjen për të vendosur fatet e një sezoni të tërë.
Ndeshjet NBA (5 Prill)
- CHARLOTTE HORNETS-TORONTO RAPTORS 100-120
- DETROIT PISTONS-MIAMI HEAT 105-118
- ORLANDO MAGIC-CLEVELAND CAVALIERS 113-117
- WASHINGTON WIZARDS-MILWAUKEE BUCKS 128-140
- BROOKLYN NETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 102-107
- PHILADELPHIA 76ERS-BOSTON CELTICS 103-101
- CHICAGO BULLS-ATLANTA HAWKS 105-123
- HOUSTON ROCKETS-DENVER NUGGETS 124-103
- MEMPHIS GRIZZLIES-PORTLAND TRAIL BLAZERS 119-109
- NEW ORLEANS PELICANS-SACRAMENTO KINGS 103-121
- UTAH JAZZ-LOS ANGELES LAKERS 133-135 (2 kohë shtesë)
- PHOENIX SUNS-SAN ANTONIO SPURS 115-94
- GOLDEN STATE WARRIORS-OKLAHOMA CITY THUNDER 136-125