Lukaku i përgjigjet Cuadrados mes tensionit, gjithçka vendoset në “San Siro”
05.04.2023 15:13
Përfundon 1-1 Juventus-Inter, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë 2022/23....

Përfundon 1-1 Juventus-Inter, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë 2022/23. Një ndeshje jashtëzakonisht e ekuilibruar dhe jo veçanërisht emocionale u zhvillua në Stadium, e cila u zhbllokua vetëm pak minuta nga fundi nga një blic i Cuadrado. Kolumbiani shfrytëzoi një krosim të devijuar dhe mposhti Handanovicin në minutën e 83-të. Dukej se ishte mbyllur, por në minutën e 95-të Massa jep një penallti për një top të prekur me dorë nga Brem, finalizuar gjakftohtësisht nga zëvendësuesi Lukaku.
Më pas belgu përjashtohet për ngazëllimin polemik drejt Stadiumit. I njëjti fat, pas fishkëllimës së trefishtë, për Handanovic dhe Cuadrado, në një finale plot tension e përleshje të forta. Tashmë mbetet gjithçka për tu vendosur në ndeshjen e kthimit, atë që do të luhet në “San Siro”, për të përcaktuar se kush do të vazhdojë për në finale.
