Maqedoni
Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit po bën hapa prapa
05.04.2023 15:17
Vitin e kaluar është realizuar vetëm 10 për qind e strategjisë kundër korrupsionit...

Vitin e kaluar është realizuar vetëm 10 për qind e strategjisë kundër korrupsionit, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror për luftimin e korrupsionit, Ivanovska. Lufta kundër korrupsionit po bën hapa prapa, thotë ajo duke potencuar se ndikimet politike si arsyet për humbjen e pikëve në luftën kundër korrupsionit.
“Si arsye paraqiten mungesa e integritetit, ndikimi i fuqishëm politik, sidomos gjatë punësimeve, përmes rrugëve veç më të njohura si nepotizmi, miqësia dhe klientelizmi dhe mosndëshkimi.”, - deklaroi kryetarja e antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.
Gërkovska: Mosndëshkimi, problem në luftën antikorrupsion
Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Gërkovska, vlerëson se përgjegjësia për dështimet në luftën kundër korrupsionit nuk është në sistem, por në secilin zyrtar individualisht. Sipas saj edhe përkundër rritjes së transparencës së institucioneve, korrupsioni nuk zvogëlohet për shkak të mosndëshkimit.
“Fakti që qytetarët nuk mund të shohin se ka ndëshkime për shkak të sjelljes korruptive të dikujt, çrregullon dhe shkatërron sistemin nga brenda.”, - theksoi zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.
Diplomatët ndërkombëtarë: Ballafaqimi me korrupsionin, detyrë e shtetit
Diplomatët ndërkombëtarë theksojnë se ballafaqimi me korrupsionin e përhapur është detyrë e shtetit, për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet.
“Ballafaqimi me korrupsionin dhe mos dënimi do të jetë pjesë e çdo hapi të anëtarësimit, deri në anëtarësimin e avancuar.”, - u shpreh ambasadori i BE-së, David Gear.
“Qeveria e ShBA-së, kërkon forma inovatuese, që do të bëjnë ndryshime esenciale në luftën kundër korrupsionit.”, - theksoi përfaqësuesja e USAID-it, Don Karmin.
Njëherit u theksua nevoja për bashkëpunim më të madh me Kuvendin në luftën kundër korrupsionit.
SANIJE DURAKI
