Maqedoni

Qytetarët mirëpresin ndërtimin e Korridorit të 8-të

05.04.2023 16:01

Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e Korridorit 8, duke filluar nga Tetova, Gostivari-Kërçova-Struga e deri në Qafëthanë...

Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e Korridorit 8, duke filluar nga Tetova, Gostivari-Kërçova-Struga e deri në Qafëthanë, është mirëpritur nga qytetarët. Ata shprehen se ndërtimi i Korridorit 8 do t’i lidhë shqiptarët, si në zhvillim ekonomik, ashtu edhe në komunikimin mes vete.
 
“Normal që mirë është lidhen shqiptarët ndërmjet vetes, ekonomia dhe proceset integruese të shqiptarëve.”, - tha një banor.
 
“Normale se është mirë, rrugë sa më shumë, ndërtohen aq më mirë është. InshaAllah sa më shumë rrugë të bëhen.”, - tha një banor tjetër.
 
“Mirë është, si nuk është mirë, çdo gjë çka punohet është mirë.”, - u shpreh një banor.
 
“Është një projekt që duhet të realizohet në kuptimin praktik me një ekip intelektualësh, përndryshe është pak vështirë.”, - u shpreh një banor tjetër.
 
“Ajo kur të ndërtohet, është mirë të kenë shqiptarët kontakte njëri me tjetrin, por besim nuk kemi.”, - theksoi një banor.
 
Ndërtimi i Korridorit 8 do t’i kushton buxhetit të shtetit 1.3 milard euro, investim ky më i  madhi që nga shtetformimi. Më 8 mars u nënshkrua marrëveshja historike për Korridorin 8 dhe 10-D mes Qeverisë dhe kompanisë amerikano-turke, “Bechtel-Ennka”. Korridori 8 së bashku me atë 10-D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë në fund të dhjetorit të vitit 2027. 
 
VISAR SADIKU