Botë

Bruksel, takimi i NATO-s, në fokus Ukraina dhe anëtarësimi i Finlandës

05.04.2023 17:29

Lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Finlandës në NATO...

Lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Finlandës në NATO janë ndër temat kyçe në takimin e Aleancës në Bruksel. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg konsideron se aleanca e veriut tanimë është e unifikuar dhe nuk zbrapset pavarsisht invazionit rus.
 
“Lufta ruse në Ukrainë po zhvillohet. Presidenti Putin nuk po përgatitet për paqe, por për më shumë luftë. Aleatët e NATO-s janë të bashkuar në përkushtimin që ta ndalojmë atë dhe të rrisim mbështetjen. NATO do të vazhdojë të mbështesë edhe partnerët tjerë të cilët përballen me trysni nga Rusia, përfshi këtu Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnja dhe Hercegovinën.”, - deklaroi sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Ndërkohë, pas anëtarësimit të Finlandës edhe Suedia pret përgjigjen nga Turqia dhe Hungaria për anëtarësim. Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, kryesues me OSBE-në, konsideron se me anëtarësimet e reja dëshmohet se dyert e NATO-s mbeten të hapura.
 
“Unë, dje isha i lumtur të dorëzoj titullin aleatit tonë të ri, Finlandës. Shpresoj se ata do të lëvizin tutje dhe do t’ia bartin Suedisë dhe kjo ishte një demonstrim real se politikat e dyerve të hapura të NATO-s janë gjallë dhe konkluzat e Bukureshtit janë gjallë dhe kjo do të inkurajojë vendet aspirante, të cilat ndajnë vlerat tona që t’i bashkëngjiten familjes sonë në të ardhmen. NATO sot është e bashkuar dhe më e fuqishme si asnjëherë më parë dhe do të mbështesim Ukrainën për aq sa nevojitet.”, - theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
 
Osmani ka takuar ministrin për punë të jashtme të Finlandës, Peka Havisto, duke i shprehur kënaqësinë për anëtarësimin e Finlandës dhe duke e vlerësuar si moment historik. Osmani, gjithashtu ka realizuar takime duke vënë në fokus edhe punën e OSBE-së si një platformë të rëndësishme ndërkombëtare e dialogut midis shteteve.
 
MERAL ISMAILI