ISIS ua heq kokat tetë burrave
11.02.2015 20:07
Shteti Islamik në Egjipt ka publikuar një video ku shfaqet heqja e kokës së tetë meshkujve beduin të akuzuar se kanë punuar për ushtritë egjiptase dhe izraelite...

Video e publikuar në llogarinë e grupit në Twitter, gjithashtu tregoi fjalët e fundit të viktimave.
Grupi xhihadist, i njohur si Ansar Beit Al-Maqdis para se të lidhte aleancë me ISIS nëntorin e kaluar, edhe në të kaluarën ka publikuar imazhe të tilla të vrasjeve.
Në videon e fundit shihen persona të maskuar të cilët u heqin kokat burrave, të cilët ishin kapur në Sinai.
