Maqedoni

Seancë për spitalin modular në Tetovë, vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve

06.04.2023 10:10

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin e shkaktuar në spitalin modular të Tetovës...

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot  vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin e shkaktuar  në spitalin modular të Tetovës, ku jetët i humbën 14 persona. Në sallën gjyqësore duhet të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarëve të rinj, të cilët janë thirrur  me kërkesë të avokatëve të të akuzuarve.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit Klinik në Tetovë si person juridik në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk i kishin kryer veprat për të cilat akuzohen. Gjykimi për zjarrin, kur jetët i humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar filloi më 7 dhjetor 2022 pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë procesi gjyqësor ishte shtyrë disa herë.