Maqedoni

Qeveria emëron zëvendëskryeministrin, Artan Grubi koordinator për Korridorin 8, Shkup-Bllacë

06.04.2023 10:50

Qeveria ka emëruar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, koordinator të projekteve me të rëndësishme në shtet....

Qeveria ka emëruar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, koordinator të projekteve me të rëndësishme në shtet. 
 
Lajmin e ka bërë të ditur vet Grubi në profilin e tij në Facebook, ndërsa ka theksuar se për arsye të rëndësisë së madhe të projekteve të filluara, do të koordinojë edhe ndërtimin e rrugëve Shkup-Bllacë, Kërçovë-Bukojç, hekurudhën Kërçovë-Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8.