Botë
Kosova ka vijë të kuqe për Asociacionin
06.04.2023 11:08
Kosova ka një vijë të kuqe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...

Kosova ka një vijë të kuqe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e ajo është që të ai të mos ketë të drejta ekzekutive. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën austriake “Die Prese”.
Sipas saj, problemi kryesor është Serbia cila nuk dëshiron të avancohen të drejtat për serbët në Kosovë. Përkundrazi, ajo përdorë strukturat e saj ilegale në veri të Kosovës për t`i kërcënuar serbët që jetojnë atje. Ata thjesht duan ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet, siç kanë bërë me Republikën Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Në këtë intervistë Osmani ka komentuar edhe nisjen e procesit gjyqësor në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.
“Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fund të këtij procesi do të konfirmohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur.”, ka deklaruar Osmani.
