Botë
Xhamia Al-Aksa, policia izraelite bastis sërish xhaminë
06.04.2023 11:56
Policia izraelite ka bastisur kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të dytën natë radhazi....

Policia izraelite ka bastisur kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të dytën natë radhazi, duke gjuajtur granata trullosëse dhe plumba çeliku të veshur me gomë ndaj besimtarëve palestinezë.
Dhuna erdhi disa orë pas arrestimit dhe largimit të më shumë se 400 personave në një bastisje të policisë në kompleks dhe pavarësisht thirrjeve globale për të ulur tensionet. Dëshmitarët okularë i thanë CNN se policia kishte thyer dyert dhe dritaret për të hyrë në xhami dhe kishte vendosur granata trullosëse dhe plumba gome. Shoqata “Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze” në Jerusalem tha se të paktën 12 persona u plagosën gjatë përleshjeve në xhami dhe të paktën tre prej të plagosurve u transferuan në spital, disa me lëndime nga plumbat e gomës.
