Maqedoni

Pendarovski kundër rritjes së pagave të funksionarëve

06.04.2023 13:17

Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë pagë me rritjen e paraparë për funksionarët...

Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë pagë me rritjen e paraparë për funksionarët. I pari i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se është kundër rritjes së pagave të funksionarëve në kohë krize. 

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, sepse mosrespektimi i Kushtetutës është vepër penale. Megjithatë, bëra thirrje edhe në deklaratën time të parë në atë temë, Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj dhe kompetencë, ndërsa ka kompetenca, rrogat e funksionarëve, nga unë e deri në vetëqeverisjen lokal të mbeten në atë nivel që janë tani me ndryshimin e koeficienteve, mesatares, përndryshe nuk mund t’u dalim para syve qytetarëve dhe t’u themi se në këtë situatë të vështirë, kur ngrijmë çmimet e produkteve bazë të jetës, ne i rrisim pagat.”, tha Pendarovski.