Publikohet rënditjë e FIFA-s për muajin prill
06.04.2023 14:06
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) publikoi sot listën e re të renditjes së përfaqësueseve më të mira të futbollit në planet....

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) publikoi sot listën e re të renditjes së përfaqësueseve më të mira të futbollit në planet. Në grumbullimin e parë përfaqësues të këtij viti, Maqedonia shënoi dy fitore, ndaj Maltës në eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe në ndeshjen miqësore me Ishujt Faroe, por nuk ndryshoi pozicion në renditjen e FIFA-s. “Verdhekuqtë” mbeten në vendin e 65-të në botë me 1355 pikë.
Shqipëria për dallim nga Maqedonia, ka humbur dy pozita në krahasim me rangimin e fundit. “Kuqezinjtë”, paraprakisht ishin në vendin e 66, ndërsa tani në rënditjen më të re janë gjetur në pozitën e 68.

Nga ana tjetër, Kosova, gjithashtu ka mbetur me rangimin e njejtë sikur muajin e kaluar. “Dardanët” edhe këtë muaj do ta kalojnë pa arritur me plasman në top 100, apo saktësisht në vendin e 107.
Lajmi kryesor ka të bëjë me ndryshimin e kreut, të cilin e ka marrë kampioni i botës Argjentina, pas një pauze rreth gjashtë vjeçare. Në këtë periudhë, ata luajtën dy miqësore, kundër Panamasë dhe Curaçaos, qëi fitoi dhe ndërsa lideri aktual Brazili, humbi në udhëtim me Marokun, në ndeshjen e vetme. Brazili u kalua edhe nga Franca, që tash është e dyta, ndërsa “Selecao” ka rënë në pozitën e tretë.
