Maqedoni

EMV publikon raportin vjetor, vendi e kaloi krizën energjetike pa kufizime

06.04.2023 14:50

Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM)...

Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM) kanë publikuar raportin vjetor financiar të kompanisë për prodhimtarin e energjisë elektrike. Sipas kryeministrit Kovaçevski, jo vetëm vendi ynë por, e gjithë bota është përballur me krizën më të madhe botërore energjetike. Sipas kryeministrit Kovaçevski, në të gjithë këtë krizë, vendi dhe qytetarët janë ballafaquar edhe me lajme të shumta të rreme, të stilit se vendi dhe qytetarët do të mbesin pa rrymë.
  
“Me një punë të palodhur, angazhim dhe përkushtim në mënyrë të suksesshme përmbyllëm misionin tonë që të kemi energji elektrike pa pasur asnjë ditë kufizime. Në kushte të krizës Sh.A. EMV prej 1 tetori 2022, deri më 31 mars 2023 kishte prodhimtari 2.696.000 MVV orë energji, apo 222.131 MVV orë energji elektrike më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 kur nuk kishim krizë energjetike. SH.A. EMV ka bërë kursime 98.8 milion euro, por edhe prodhimtarinë e energjisë elektrike e kemi rritur për 80 për qind.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
“Duhet të potencoj se SH.A. EMV, vitin 2022 ka realizuar përfitime në vlerë prej 2,5 miliardë denarë edhe atë falë burimeve të brendshme të prodhimit. Në vitin 2022 e kemi rritur prodhimtarinë për 26 për qind, ndërsa kemi blerë energji në vlerë diçka mbi 47 milion euro.”, - theksoi drejtori i SH.A. EMV-së, Vasko Kovaçevski.
 
“Kemi qenë të përkushtuar dhe në koordinim të vazhdueshëm me drejtorin Vasko Kovaçevski dhe sot jam shumë i lumtur që mund ta shpallim vitin e kaluar, si vitin më të rrezikshëm pa asnjë ditë restreksion. Po ashtu, në buxhet kemi edhe 225 milion euro që kemi marrë nga BE dhe janë alokuar në zërin për ta shmangur krizën energjetike, por deri tek EMV nuk kanë kaluar, sepse nuk ka pasur nevojë.”, - u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Pas mbledhjes së takimit me gazetarët, kryeministri Kovaçevski, informoi se Vasko Kovaçevski ka kërkuar të jap dorëheqje dhe pritet që Qeveria në vend të tij ta emërojë Vasko Stefanovskin, drejtor i deritanishëm i Postave të Maqedonisë së Veriut. Anëtari i deritanishëm i Bordit drejtues dhe drejtor i financave, Dobrilla Stefanova, ka kaluar në pension dhe në vend të saj do të emërohet Marija Pejkova.  
 
FITIM KRYEZIU