Maqedoni
Ekspertët: Kujdes me ndryshimet në ligjin për zgjedhjet
06.04.2023 15:34
Modeli zgjedhor aktual në RMV është proporcional nëse shikohen parametrat krahasuese të 32 shteteve...

Modeli zgjedhor aktual në RMV është proporcional nëse shikohen parametrat krahasuese të 32 shteteve në Evropë dhe në këtë mes radhitet në vendin e dytë. Këtë janë të dhënat që ka konstatuar hulumtimi i Institutit për demokraci për të parë se nëse RMV përputhet me këtë model. Politikologu, Kristijan Fidanovski, pjesë e këtij hulumtimi, thotë se duhet menduar për ruajtjen e modelit aktual zgjedhor ose të jenë shumë të kujdesshëm gjatë ndryshimit të tij eventual për proporcionalitet më të lartë.
“Modeli aktual, ashtu siç është tani me këto parametra, është modeli më proporcional në kontinent. Është një nga modelet që më së shumti është në favor të asaj të ketë më shumë parti politike në Kuvend dhe me atë relativisht më i favorshëm për partitë më të vogla. Këtu do të thotë se kemi një kontradiktë të vogël kur partitë e vogla janë ato që përpiqen për proporcionalitet më të madh të modelit.”, - deklaroi politikologu, Kristijan Fidanovski.
Gjatë realizimit të hulumtimit dhe rezultateve komparative janë marrë parasysh numri i deputetëve në kokë banori, pragu zgjedhor, numri i njësive zgjedhore, modeli aktual. Fidanosvski shtoi se nëse merren parasysh zgjedhjet viteve të fundit, modeli me një njësi zgjedhore mund të rezultojë me më pak parti në Kuvend.
FLORIJE BELULI KAMBERI
