Maqedoni
Pendarovski kundër rritjes së pagave të funksionarëve
06.04.2023 15:56
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka përsëritur qëndrim së është kundër rritjes së paraparë të rrogave për funksionarët...

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka përsëritur qëndrim së është kundër rritjes së paraparë të rrogave për funksionarët, madje edhe pagën nuk e ka marrë me rritjen e paraparë. Ai porositi Qeverinë që të ndërmerr gjithçka që është nën kompetencë të saj që pagat e funksionarëve të mbetën në të njëjtin nivel.
“Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë dhe kompetencën e saj, ndërsa ka kompetencë, që pagat e funksionarëve, nga unë e deri te vetëqeverisja lokale të mbeten në këtë nivel, në të cilin janë tani, me ndryshim të koeficienteve, me ndryshimin e bazës, ndryshe nuk mund të dalim para qytetarëve dhe t’u themi se në këtë situatë të vështirë kur i ngrijmë çmimet e produkteve bazike, ne i rrisim pagat.”, - deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Nga Qeveria të prerë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtare dhe duhet të respektohet, por rritja sipas tyre do të jetë në bazë të Ligjit për paga, e jo spekulimeve të cilat dolën në opinion.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendime përfundimtare. Por, ajo nuk do të thotë se në mënyrë automatike do të rriten pagat e të gjithë personave të emëruar për përqindje, të cilat u flisnin në opinion duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dezinformata në pjesën më të madhe. Potencojmë se ngrirja e deritanishme e bazës ishte qëndrim qeveritar në periudhën e kaluar dhe ai është mbrojtur edhe para Gjykatës Kushtetuese, e cila me vendim të saj e ka shfuqizuar.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Ministri i shëndetësisë tha se ende nuk ka marrë pagë dhe nuk e di se sa mund të jetë rritja e pagave.
“Ende nuk e kam marrë pagën dhe nuk e di, madje as nuk më ka interesuar ajo pjesë e rritjes, atëherë kur do të marrë rrogë do të mendoj se si do të veproj.”, - u shpreh ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Ndryshe, Qeveria ka pasur qëndrim se pagat duhet të mbesin ashtu siç janë, por në rast se Gjykata Kushtetuese e kishte hedhur poshtë këtë, pa i shfuqizuar dy nenet e kontestuara, atëherë për 11 vite do të duhet që t’u paguhet të gjithë funksionarëve dallimi në rroga, harxhim ky që do të rëndonte buxhet për rreth 100 milion euro. Nga Qeveria gjithashtu njoftuan se në përgatitje e sipër është ligji për paga, si dhe marrëveshja e re kolektive, ku pritet që të rregullohen të gjitha pagat.
GAZMEND KURTISHI
