Botë

Mustafa, pritet të raportojë marrëveshjen e Brukselit

12.02.2015 14:09

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të dalë sot para deputetëve në seancën plenare të kuvendit...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të dalë sot para deputetëve në seancën plenare të kuvendit, ku do të raportojë për marrëveshjen e drejtësisë të nënshkruar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
 
Sipas kësaj marrëveshjeje, do të jetë një gjyqtar i cili në përputhje me ligjet e vendit do të ndajë pjesën më të madhe të rasteve në Gjykatën Themelore.
 
Në lidhje me këtë, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë do të jetë serb nga veriu i Kosovës, kurse kryeprokurori, po në këtë gjykatë, do të jetë shqiptar. 
 
Ndërkohë, në bazë të kësaj marrëveshjeje Gjykata e Apelit në Mitrovicë do të përbëhet nga 5 shtetas serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptarë.
 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda për rajonin e Mitrovicës do të përbëhet nga 4 serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë.