Maqedoni
Çmimet në treg, qytetarët: Ende të larta
06.04.2023 16:18
Edhe përkundër vendimit të Qeverisë për uljen e çmimit të pemëve dhe perimeve, ato vazhdojnë të jenë të larta....

Edhe përkundër vendimit të Qeverisë për uljen e çmimit të pemëve dhe perimeve, ato vazhdojnë të jenë të larta.
Disa nga të anketuarit shprehen të pakënaqur nga çmimet. Thonë se duhet të ulen më shumë me standardin që e kemi.
“Diçka pak i kanë ulur çmimet në krahasim me ditët tjera, por prapë janë mjaftë të larta specat e disa gjëra të tjera.”, - tha një qytetar.
“Nuk kam çfarë të mendoj, çmimet janë katastrofë.”, - u shpreh një qytetar.
“Sipas pensioneve që i kemi, çmimet të larta janë.”, - tha një qytetar.
“Çmimet janë më mirë të mos vijmë fare në treg, por e kishim patjetër, sepse kishim nevojë.”, - u shpreh një qytetare.
Nga ana tjetër tregtarët thonë se disa nga produktet janë ulur, por jo të gjitha, sepse shprehen që vet i paguajnë me çmim të lartë ndaj nuk kanë profit. Apelojnë kompetentët që të marrin masa që çmimet e produkteve të ulen edhe te prodhuesi edhe te furnitorët.
“Nuk mund ta shes 60 denarë këtë produkt. Unë mund ta shes edhe 50 denarë nëse ma plotësojnë atë që duhet plus dhe ne e shesim. Nëse ka problem me artikujt me çmimet, zotëri ministri, të shkon në doganë t’i kontrollon e jo këtu në Bit Pazar se ne e blejmë atë mall. Nuk mund unë ta blejë 70-80 e ta shes 60-40, ne s’kemi para për të humbur humb.”, - tha një shitës.
“Portokallët i kemi zbrit prej 60 në 50, tjerat artikuj jo, trangujt janë 70 me shumicë, sepse vjen nga jashtë, s’ka prodhim të Maqedonisë. Qeveria ka deklaruar për 70, por nuk është prodhim vendor.”, - tha një shitës tjetër.
“Specat kanë rënë nga 250 në 180. Do të ulen nëse ka subvencione nga Qeveria, përndryshe prodhimtaria është e shtrenjtë. Pataten e kemi vendore dhe është 50 denarë. Trangujt janë ulur nga 100 denarë në 80.”, - u shpreh një shitës.
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se nga maji kur në treg do të plasohen produktet vendore, do të ketë çmime edhe më të ulëta, meqë kjo masë u mor vetëm për 25 ditë, për shkak të dy festave fetare në vend.
VLORA LATIFI TOPOJANI
