Maqedoni

Bujqësi, procedura më të lehta për IPARD 3

06.04.2023 17:24

“Duam që fermerët dhe blegtorët të mos kenë pengesa në programin e radhës IPARD...

“Duam që fermerët dhe blegtorët të mos kenë pengesa në programin e radhës IPARD që nis pas dy muajsh.”, thotë ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Ai tha se do të formohet një grup pune i përbërë nga disa institucione që duhet të përgatisin një zgjidhje ligjore që do të thjeshtësojë procedurat dhe do të heqë pengesat që fermat të aplikojnë për fonde nga programet IPA dhe IPARD dhe për kredi nga bankat. 
 
“Duam që fermerët dhe blegtorët të mos kenë pengesa në programin e radhës IPARD që nis pas dy muajsh. Prandaj, në dy muajt e ardhshëm, ne duam të gjejmë një mënyrë për të thjeshtuar procedurat dhe për të lehtësuar mundësinë e legalizimit të fermave ekzistuese brenda dhe jashtë vendbanimit, si të lehtësojmë aksesin, mënyrën për të ndërtuar ferma të reja për të cilat kemi kapacitete.”, - deklaroi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikolovski.
 
Synimi, siç tha ai, është rritja e përdorimit të fondeve IPARD nga blegtorët, pra të mundësohet një numër më i madh i projekteve me IPARD 3.
 
“Jemi i vetmi vend në rajon që do të fillojmë programin IPARD 3 dhe do ta përfundojmë IPARD 2 me shfrytëzim rekord. Analizat tona tregojnë se ka potencial për zhvillim të blegtorisë, sepse blegtoritë me numrin më të vogël të kontratave kanë shfrytëzuar 10 për qind të të gjithë programit IPARD.”, - theksoi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikolovski.
 
Ai përkujtoi se fermerët që merren me bujqësi primare, prej dekadash ballafaqohen me probleme në ndërtimin, shndërrimin dhe legalizimin e objekteve përkatëse të fermave, për shkak të zgjidhjeve ligjore ekzistuese.
 
SEDAT SELIMI