Botë
Pasi Tsai dhe McCarthy u takuan në Kaliforni, anije luftarake kineze u vunë re në Tajvan
06.04.2023 18:08
Rritja e tensioneve në marrëdhëniet Kinë-Tajvan pas takimit mes Tsai dhe McCarthy në Kaliforni...

Presidenti i Tajvanit dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve së ShBA-së, pohuan bashkëpunimin dypalësh dhe kërcënimin në rritje nga Kina.
Tajvani regjistroi tre anije luftarake kineze dhe një helikopter pranë ishullit pas një takimi në Kaliforni midis presidentit, Tsai Ing-wen dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve, Kevin McCarthy, për të cilin Pekini premtoi një përgjigje.
Uashingtoni këmbëngul në përshpejtimin e dërgesave të armëve në Tajvan mes kërcënimeve në rritje nga Kina. Administrata detare “Fuxhian” ka filluar një patrullë ushtarake tre-ditore dhe inspektim të pjesëve të ngushticës së Tajvanit.
Pas vizitës së vitit të kaluar nga Nancy Pelosi, në atë kohë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, Kina kreu stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake dhe u tërhoq nga bisedimet për klimën me Shtetet e Bashkuara.
Tajvani ka qenë një rajon me një administratë të zgjedhur në mënyrë demokratike që nga Lufta Civile në 1949, por Pekini e konsideron ishullin territorin e tij, duke e trajtuar çdo ndërveprim midis zyrtarëve tajvanezë dhe amerikanë, si një sfidë për sovranitetin dhe integritetin e tij territorial.
