Botë
Putin: arrihet marrëveshja për armëpushim
12.02.2015 14:11
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se në samitin e Minskut është arritur marrëveshja për armëpushim në lindje të Ukrainës...

Ai ka thënë se armëpushimi do të nis më 15 shkurt dhe se armët e rënda do të tërhiqen nga zona e konfliktit.
Detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura. Në samitin e Minskut kanë marrë pjesë Putin, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.
Ata kanë biseduar për më shumë se 16 orë.
