Botë

Izraeli bombardon Libanin jugor si “përgjigje” ndaj sulmeve me raketa

06.04.2023 19:14

Izraeli bombardoi Libanin jugor pasi nga ajo zonë u lëshuan disa raketa...

Izraeli bombardoi Libanin jugor pasi nga ajo zonë u lëshuan disa raketa, njoftoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve ANI, pa përmendur viktima.
 
Sipas ANI, artileria izraelite gjuajti “disa predha nga pozicionet e saj kufitare” që ranë në periferi të dy fshatrave në Libanin jugor, pasi “disa raketa Katyusha” u hodhën në Izrael.
 
Për momentin askush nuk ka marrë përgjegjësinë për lëshimet e raketave.