Maqedoni

Parashikimi i motit

07.04.2023 09:05

Të premten, vendi ynë, do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Të premten, vendi ynë, do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
 
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval nga -6 deri në 2ºC, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17ºC.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14ºC.