Botë

Bejli do t'ia dorëzojë letrat kredenciale Ivanovit

12.02.2015 14:13

Presidenti, Gjorge Ivanov, sot do t'i pranojë letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli...

Bejli, diplomat me karrierë nga departamenti i shtetit, në Shkup vjen nga pozita zëvendësshef i misionit të SHBA-së në Ankara, Turqi, funksion të cilin e ushtronte nga viti 2011. Vjen në vendin e ambasadorit, Poll Uollers, i cili në Maqedoni këtë funksion e ushtronte nga viti 2011.
 
Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Çështje Politike të Kombeve të Bashkuara dhe paraprakisht ka punuar si lider i ekipit rajonal për rikonstruksion në Erbil, Irak 2007-2008.
 
Ka shërbyer si drejtor i Pres-qendrës së Uashingtonit në periudhën 2005-2007 dhe si këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Ambasadën e SHBA-së në Hagë, Holandë 2002-2005.
 
Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka punuar si oficer për çështje kulturore, ndërsa pastaj si oficer për informata, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Ankara.
 
Xhes Bejli është konfirmuar si ambasador i SHBA-së në Maqedoni, nga ana e senatit, në dhjetor të vitit 2014.
 
Ambasadori Bejli shkaktoi reagime në opinionin e Maqedonisë, pasi që në marrjen në pyetje në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme maqedonasit i quajti sllovenë.
 
Paraardhësi i tij, Poll Uollers, pastaj deklaroi se ajo pjesë e marrjes në pyetje e Beljit në senat është nxjerrë nga konteksti dhe se nuk ka ndryshim në politikën qeveritare amerikane ndaj identitetit ose përkatësisë etnike të popullit të Maqedonisë.