Maqedoni
Ministria e mbrojtjes organizon Forumin e parë mbrojtës 2023
07.04.2023 10:20
Në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes filloi Forumi i parë i mbrojtjes 2023...

Në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes filloi Forumi i parë i mbrojtjes 2023. Në këtë forum pjesëmarrës do të ketë mbi 200 të ftuar, nga Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Kroacia dhe vende të tjera, ndërsa do të debatohet për sigurinë rajonale dhe ndodhitë gjeopolitike. Ky është një nga forumet mbrojtëse më të mëdhenj në vend dhe planifikohet që të bëhet tradicional.
“U inkuadruam tërësisht në sigurimin e mbrojtjes kolektive,me pjesmarrjen e përfaqësuesve të ARM së në forcat multinacionale të Natos, në Latvi, Rumani, Bullgari dhe me pjesmarrëje në misionet e Alencës në Kosovë dhe Irak. Kontributi ynë për sigurinë kolektive është vlerësuar lartë nga aleatët tanë.”, tha ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
“Format e shumta të kontributit të RMV së për Ukrainën janë shembull për Aleatët tonë. Aktivetetet e tuaja e potencuan qëllimin parësor se tentimi për ndryshimin e kufinjëve me force është I parpranueshëm dhe se duhet të kontestohet. Investimi I RMV së në modernizimin e mbrojtjes e përmirësuan aftësinë tuaj për tu përgjigjur kërcënimeve dhe do tu ndihmojë ti arrini qëllimet e NATO-s.”, tha ambasadorja e SHBA së në vend Angela Ageler.
