Maqedoni

Vjetërsohet lënda e Mijallkovit, seanca për “Titanik 2” shtyhet më 13 prill

07.04.2023 10:44

Ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadon edhe një rast tjetër...

Ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadon edhe një rast tjetër, pasi Gjykata e Apelit të hënën e shtyu seancën për “Titanik 2” për 13 prill. Ai nuk do të gjykohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pasi sot vepra penale i vjetërsohet.

Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës. Gjykata Themelore e dënoi Mijallkovin me dy vjet burg, përfshirë edhe kohën e paraburgimit, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. 
 
Më herët Gjykata e Apelit në Shkup në nëntor të vitit 2019, për shkak të shkeljeve të theksuara gjatë procedurës, e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ka kthyer lëndën në rivlerësim.