Maqedoni

Bashkëpunim në sferën e eurointegrimeve, Mariçiç mirpret ministren e integrimeve të Sërbisë

07.04.2023 11:00

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mirpriti ministren e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Republikës së Serbisë...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mirpriti  ministren e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Tanja Mishçeviq, e cila është në vizitë zyrtare njëditore në Shkup.Të  dy delegacionet realizuan takim  dy palësh dhe  nënshkruan  memorandumi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
 
“Kemi detyra shumë të vështira në kuadrin  të negociatave dhe kemi shumë punë përpara nesh në të gjithë kapitujt. Në të njëjtën kohë kemi edhe çështje të vështira dypalëshe. Shpërndarja e këtyre çështjeve na jep optimizëm, por edhe të drejtën për të kërkuar që BE-ja të bëjë një kornizë kohore sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të jetë sa më realiste - as shumë optimiste, as shumë e paqartë, gjë që do të na detyrojë të mendojmë një kornizë 20-vjeçare.”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.