Basketboll

Lebron James, i pakapshëm

12.02.2015 14:16

Një ndeshje interesante për LeBron Jamesin, dje u zhvillua në Quicken Loans Arena të Clevelandit...

Në Ohio, erdhi ish skuara e King Jamesit, ku ky i fundit u tregua i pamëshirshëm ndaj Miami Heatit.
 
Performanca e Kingut, ia mundësoi fitoren e 14-të e Clevelandit në 15-të ndeshjet e fundit, ku Miamin e mposhtën me rezultat 113-93.
 
James shkëlqeu me 18 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe ishte shumë  afër të bëj triple-double. Ai u ndihmua edhe nga rusi Timofey Mozgov me 20 pikë.
 
Ndërsa në anën tjetër, në mungesë të Dwyane Wade, Mario Chalmers u dallua me 18 pikë, por nuk mjaftuan për ta ndalë Jamesin e motivuar. Cleveland, ka një bilanc prej 33 fitoreve e 21 humbjeve, në Konferencën Lindore.
 
Moment fantastik forme për Toronto Raptors në Nba. Pas San Antonio Spurs dhe Los Angeles Clippers skuadra kanadeze mposhti edhe një nga ekipet më të mira të këtij sezoni.
 
Në Air Canada Center Louis Williams realizoi 27 pikë ndërsa DeMar DeRozan shtoi 23 pikë të tjera për të ndihmuar Raptors të fitonin me rezultatin e ngushtë 95-93 ndaj Washington Wizards.