Maqedoni

Forumi i mbrojtjes 2023, Petrovska: RMV partner i besueshëm i NATO-s

07.04.2023 14:43

Kontributi i Maqedonisë së Veriut në sigurinë kolektive, besimin dhe integriteti armatës nga qytetarët...

Kontributi i Maqedonisë së Veriut në sigurinë kolektive, besimin dhe integriteti  armatës nga qytetarët, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve, si dhe menaxhimi i mirë, janë elemente që dëshmojnë partneritet të besueshëm të RMV-së si anëtare e NATO-s. Dikasteri i mbrojtjes do të vazhdojë angazhimet ne reformat që shtojnë sigurinë, tha ministrja Sllavjanka Petrovska në formunin e sigurisë 2023.

 
“Ministria e Mbrojtjes edhe sot është e përkushtuar në reformat dhe përforcimin e sistemit  të mbrojtjes,  përfshirë gjithçka në atë që quhet mbrojtje: strukturën tonë të sigurisë, menaxhimin me kriza, përpunimin e vendime të reja ligjore në fushat që janë kryesore në mbrojte, siç janë infrastruktura kritike, përforcimi i kontrollit civil në sektorin për kundërzbulim  ushtarak, si dhe punojmë për statusin e të punësuarve tonë.”, - deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
 
Stoltenberg: Jemi me ju në çdo kërcënim
 
Anëtarësimi në NATO ndihmoi RMV-në për stabilitet dhe siguri rajonale, ndërsa pjesëmarrja e vendit në misione të ndryshme në suaza të aleancës, për miqtë ambasadorë dhe partnerët janë element tregues i përparimit të aftësisë ndërvepruese. 
 
“Maqedonia e Veriut u ballafaqua me kërcënime hibride të qëllimshme, përfshirë kërcënimet me bombë dhe sulmet kibernetike. Por, ju nuk ishit vetëm. Ekspertët e NATO-s erdhën tek ju në Shkup për të ndarë informacione dhe të sigurojnë përkrahje teknike. Ky është shembulli konkret  i përfitimit nga anëtarësimi në NATO.”, - theksoi sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Aggeler: Kotributet tuaja, shembull në aleancë
 
“Format e shumta të kontributeve të RMV-së në Ukrainë janë shembull për aleatët tanë. Aktivitetet tuaja potencuan fokusin  parësor se tentimi për ndryshimin e kufijve me forcë është i papranueshëm dhe se duhet të kontestohet.”, - u shpreh  ambasadorja e ShBA-së, Angela Aggele.
 
Ekspertët e huaj: Përveç Rusisë, kërcënojnë edhe sulmet kibernetike
 
Kërcënimi kryesor i NATO-s është mundësia për depërtimin e pushtimit rus edhe në vendet tjera. Vëmendje të posaçme kërkojnë edhe kërcënimet kibernetike, thonë ekspertët e vendeve anëtare të paktit veriatlantik.
 
“Kërcënimet më të mëdha të NATO-s janë lufta në Ukrainë, kërcënimet hibride që ndodhin çdo ditë në vendet anëtare.”, - deklaroi eksperti kroat, Roberet Mikac.                                                     
 
“Rreziku më i madh i NATO-s është nëse i lejohet agresioni rus të vazhdojë në Ukrainë dhe vendet tjera fqinje, përfshirë edhe vendet anëtare të NATO-s.”, - theksoi Metju Rouds nga Qendra Xhorxh Marshall", Gjermani.
 
Forumi i mbrojtjes 2023 për herë të parë organizohet në vendin tonë dhe planifikohet të bëhet tradicional.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU