F1, Pirelli zyrtarizon rregullat e reja, ndryshojnë kualifikueset duke nisur nga Imola

07.04.2023 15:17

Çmimi i Madh i Emilia Romagna nis me ndryshime të reja...

Çmimi i Madh i Emilia Romagna nis me ndryshime të reja. Në cirkuitin e Imolas do të mbahen provat zyrtare në bazë të një formati të ri, i cili do të jetë eksperimental. Pirelli, furnizuesi i vetëm i veturave me pneumatikë, ka informuar sot se risia do të konsistojë në përdorimin e tre llojeve të ndryshme gomash në tre sesionet e kualifikueseve. Kështu Sesionin e Parë të kualifikueseve të gjitha veturat do të jenë të detyruara që ta kryejnë me goma të forta.
 
Në Sesionin e Dytë (Q2) veturat do të përdorin gomat e mesme ndërsa në Q1 do të përdorin gomat e buta.Sistemi i ri, i cili është eksperimental quhet “Alternative Tyre Allocation”. Sipas zyrtarëve të lartë të FIA ky lloj sistemi kualifikuesesh do të aplikohet edhe një tjetër Çmim të Madh të këtij botërori. Për momentin FIA nuk ka vendosur ende ku do të jetë “takimi” i dytë i këtij kampionati me këtë lloj sistemi provash zyrtare.