Maqedoni
Mexhiti: Kushte më të mira për mjekët, do të përmirësohen shërbimet për pacientët
07.04.2023 15:49
Do të ketë vende të reja pune në institucionet shëndetësore, por duhet të gjitha institucionet shëndetësore...

Do të ketë vende të reja pune në institucionet shëndetësore, por duhet të gjitha institucionet shëndetësore të deklarojnë se çfarë kuadri mungon, thotë ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij shërbimet për pacientët dhe kushtet e punonjëseve shëndetësorë medoemos të përmirësohen. Ai po ashtu thotë se ka zgjidhje për rritjen e premtuar të pagave të punëtorëve shëndetësorë. Mexhiti premton se do ta zgjidhë edhe kaosin e shkaktuar me ikjen e personelit mjekësor nga vendi.
“Kemi program, kemi vizion të qartë, kemi ideja dhe do të mundohem që secili mjek kur do të kryen fakultetin e mjekësisë, të farmacisë apo të stomatologjisë, përfshi edhe punëtorët tjerë shëndetësorë që të munden menjëherë Ad hoc të punësohen dhe të vazhdojn me profesionin.”, - deklaroi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Në ndërkohë kërkohet zgjidhje edhe për të sëmurët kronik që terapia të përshkruhet nga mjeku i familjes, pa pasur nevojë për kontroll në Klinik.
“Një nga prioritetet që edhe ne do t’i japim ndihmë të madhe është stimulimi i rajonalizimit shëndetësor, po le të rifilloj puna në Shtip, Kërçovë, Strugë dhe Koçani. Me keqardhje them se në Koçani nuk kemi as prerje cezariane, e që i kemi pasur para 10 viteve. Ky është prioriteti jonë. Disa ligje duhet t’i ndryshojmë, siç është ligji për aktivitetin shtesë për mjekët, i cili është shumë stimulues.”, - theksoi kryetari i Shoqatës mjekësore të Maqedonisë, Goran Dimitrov.
Edhe pse ka tre fakultete të mjekësisë, institucionet shëndetësore përballen me mungesë të personelit mjekësorë, pasi mendohet se mbi 200 mjek e lëshojnë vendin çdo vit.
SANIJE DURAKU
